
Ndërsa Anaidi shprehet për Jonildën, se dalja e saj ishte e kuptueshme. Sipas tij ajo ishte e “shfrenuar” për një tip nga Puka. Ai mendon se atë e nxorri nga shtëpia “shfrenimi” i saj. Ilri mendon se Jonilda donte të bëhej “sex simbol” në BB6. Ndërsa për Olsenin ata mendojnë që ishte e papritur dalja e tij. Ai ishte person i drejtë që nuk konfliktohej, përkundrazi i shmangte ato. Banorët analizojnë faktet që Olseni mund të jetë votuar nga publiku për të dalë. Iliri është i mendimit se çështja e cigares mund ta ketë penalizuar, kur ai ka thënë që nuk donte as të hante, vetëm të kishte cigare. Anaidi është i mendimit që më mirë një njeri që pi cigare dhe nuk është i dëmshëm, sesa një njeri që nuk pi cigare, por nuk ja ka idenë e të jetuarit në komunitet.