
Ndërsa flet për afrimitetin që krijon me njerëzit, Elena përmend disa nga banorët me të cilët do të qëndronte gjithmonë larg për faktin se nuk i shikon të rëndësishëm. Ndër ta ajo përmend Shpendin, Oltën, Ilirin, dhe tre të tjerë të cilët nuk kërkon t’i përmendë, për të cilët shprehet: “Këta për mua janë vemje. Ndërsa për pjesën tjetër kam konsideratë”. Elona është kurioze të dijë nëse ajo ka arritur t’i njohë banorët e shtëpisë, por Elena thotë se vetëm disa prej banorëve me të cilët rri më afër ka arritur të njohë, ndërsa për pjesën tjetër nuk denjon t’i afrohet, edhe pse mund të bëjë gabim për sa i përket kësaj gare, sipas saj. Vajzat ndërpresin bisedën e tyre, ndërkohë që banorët në kuzhinë janë duke diskutuar për tema të ndryshme mes njëri-tjetrit.