Eldora shkon afër Marselinit në kuzhinë e në bisedë e sipër Marselini i thotë se mendon se po zbulon sekretin e saj. Eldora i kërkon që të shkojë të shtypë butonin nëse është i sigurt, por ai thotë se miqësia që janë duke krijuar nuk e lejon që ta rrëfejë sekretin e saj.
Ndërkohë, aty shkon Elona, e cila i thotë Marselinit se nëse ajo sigurohet dhe del se sekreti që po dyshon është i vërtetë, do t’i japë dorën në shenjë respekti, por në të kundërt relatat e tyre do të mbeten në kushtet që janë.
Në dhomat e gjumit fiken dritat nga Vëllai i Madh e pas pak disa nga banorët shkojnë për të fjetur gjumë, ndër ta edhe Iliri e Etleva, ku pasi bëjnë shaka me njëri-tjetrin, Etleva i tregon se është afër zbulimit të një sekreti. “Jam 99 për qind e sigurt, por nuk të tregoj dot asgjë”, thotë Etleva.
Pas pak minutash ata vendosin të flenë gjumë, ndërsa banorët e tjerë ndodhen në kuzhinë duke bërë shaka me njëri-tjetrin.