Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Violeta: Me pëlqen shumë gjuha shqipe

Violeta dhe Enkelejdi në oborr duke pirë cigare, flasin për gjuhën shqipe. Ai e pyet se si e ka mësuar ajo gjuhën tonë. Violeta shprehet se e ka mësuar nga shoqet dhe ka hasur shumë vështirësi në fillim, madje i duket gjuha më e vështirë, por pavarësisht kësaj ajo e pëlqen shumë. Enkelejdi nis të tregojë për eksperiencat e para me gjuhën italiane, e cila që në fillim i është dukur shumë e lehtë, por ndryshe nga ajo ai e ka mësuar atë nëpërmjet këngëve. Violeta e aprovon duke shtuar se italishtja, po ashtu edhe anglishtja, janë gjuhë që i ka mësuar shumë shpejt, vetë dhe më lehte se shqipen, sepse gjuhën shqipe nuk e kishte hasur kurrë më parë. Enkelejdi tregon se gjuha greke për të është më e thjeshtë se shqipja, pasi e ka bërë shkollën aty dhe se jeta e tij është lidhur më shumë me këto vende se me Shqipërinë, por pavarësisht kësaj, 'shokëvë të mi në Greqi u kam mësuar të gjithëve shqip', shprehet ai.