Monday, February 24, 2014
Shakaja e Esterinës: Kam një vajzë 2 vjeç
Esterina i tregon Fatjonit që ka qenë e fejuar dhe se ka një vajze dy vjecare. Fatjoni i habitur e pyet serish nëse ajo që sapo tha është e vërtetë. Ajo i përgjigjet se ka qenë e fejuar më parë, mirëpo 'ai më tradhëtoi dhe unë nuk e fala më. Prej kësaj marredhënieje, kam një vajze të vogël'. Esterina i tregon unazën, duke e sqaruar se ka dëshirë ta mbajë ende atë unazë, por ka vendosur ta mbajë në gishtin e dorës së djathtë. Valeri, që i është bashkangjitur bisedës, shumë në mëdyshje nga ajo që ka dëgjuar, shprehet se ajo është një aktore shumë e mirë dhe se nuk e beson atë. Fatjoni ndërhyn duke i thënë se këtu s'ka asgjë për të mos besuar. 'Jeta i ka këto', shton ai, duke e pyetur Esterinën për emrin e vazjës. Ajo i përgjigjet shumë natyrshëm se quhet Fernanda. Kjo gjë e la Fatjonin të habitur, ndërsa Valerin ende me hije dyshimi. Bisedës së tyre i bashkëngjitet edhe Eraldi, i cili i thotë se edhe atij ia ka thënë dicka të tillë, por i ka thënë se e ka tre vjec dhe jo dy. Kaq u desh që Fatjoni të fitojë terren për të zbardhur se e gjitha kjo ishte një lojë e saj dhe i thotë se nuk mund të bëjë shaka me gjëra të tilla. Esterina fillon të qeshë duke iu përgjigjur se e bëri këtë, sepse i pëlqejnë shumë femijët.
Kategoritë
News from Big Brother