Ads 468x60px

a

Wednesday, March 13, 2013

Iliri hap debat ne shtëpi;- Anaidi “Më të dobëtit formojnë grup

Iliri dhe Marselini debatojnë për disa minuta pasi Iliri i kërkon Marselinit që ta lërë të qetë, ndërkohë që duket se Marselini po kërkon me ngulm që të debatojë me të. Ai i thotë Ilirit që të moderojë të folurën, për një fjalë banale të këtij të fundit, ndërkohë që edhe ai vetë përdor fjalë banale.
“po të kërcënoj, me mua bëj kujdes” i thotë Marselini Ilirit, por ai ia kthen se nuk ka ndërmend të debatojë me të sepse e di që Marselini po kërkon këtë gjë edhe me banorët e tjerë, por ata e kanë shmangur.
Gjatë kohës që diskutojnë Marselini e Iliri, në dhomën e ndenjes vijnë edhe banorë të tjerë dhe biseda kalon në një diskutim të zhurmshëm ku përfshihen të gjithë.

Iliri thotë se ka vënë re që në shtëpi janë krijuar dy grupe, sipas dhomave të gjumit ku flenë, por Marselini dhe Anaidi nuk e pranojnë një gjë të tillë. Anaidi i thotë Ilirit se ai mendon se në shtëpi është krijuar vetëm një grup dhe jo dy. “Mendoj kështu sepse më të dobëtit formojnë grup” thotë Anaidi pa përmendur emra konkret.
Diskutimi mes banorëve zgjatet dhe në të përfshihen akoma më shumë banorë të cilët kryesisht kundërshtojnë Ilirin dhe Shpendin që e përkrah. Eldora dhe Elena nuk pranojnë të jenë pjesë e ndonjë grupi, por Iliri thotë se niset nga fakti që në diskutime e debate banorët zakonisht ndahet në dy grupe duke përkrahur, ose kundërshtuar të njëjtin banor.