Ads 468x60px

a

Wednesday, March 13, 2013

Elona dyshime mbi Eldorën

Elona dhe Eldora janë ulur në dhomen e ndenjes. Me sa duket Elona ka disa dyshime për Eldorën dhe i thotë që i është dukur shumë e çuditshme. Por Elona shprehet se ajo në shumicën e kohës ka qënë njësoj. Madje ajo shton se kur të dalin jashtë, Elona do të mund ta shohi vërtetësinë e fjalëve që po i thotë. Eldora e karakterizon veten si njeri shumë të dashur me të gjithë. Po Elona është e mendimit se nuk mund të jetë e dashur me të gjithë. Aty pranë vjen Elena e cila bëhet kurioze mbi bisedën e dy banoreve. Eldora i thotë që Elona dyshon që ajo me Marselinin mund të jenë motër dhe vëlla. Por Elena thotë se ka arsyet e veta që nuk e beson këtë. Megjithatë shton ajo, se edhe nëse ata të dy janë motër dhe vëlla, sërish brenda shtëpisë së Big Brother janë vetëm. Të njejtën gjë i thotë edhe Eldora, që ka hyrë vetëm dhe do dalë vetëm.