Ads 468x60px

a

Thursday, March 21, 2013

Elona-Eldorës “Të kam shumë përzemër”

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar e duke kënduar. Aty ndodhet Eldora dhe Elona. Dy vajzat janë ulur pranë njëra-tjetrës. Në një moment Elona i thotë Eldorës se ajo i ngjan shumë me një mikeshën e saj që është shumë e dashur. “Vërtet ashtu të dukem?” i thotë Eldora dhe Elona vazhdon më tej duke thënë “prandaj më ke hyrë shumë në zemër sepse më kujton gjithmonë atë”. Eldora më pas fillon të flasë për veten e saj dhe thotë “unë mendoj se ajo që kam negative është se ua jap mundësinë të gjithëve, i toleroj deri në atë pikë që pastaj zhgënjehem dhe kuptoj se si kanë qënë në të vërtetë”. Elona i thotë se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe kanë nga një gjë të veçantë në tipin e tyre. për veten e saj ajo thotë se gjithmonë ka arritur që t’i njohë njerëzit që në fillim se çfarë tipi e karakteri mund të jenë.
Ndërkohë që vajzat bisedojnë në shtëpi vendoset muzikë. Banorët fillojnë të këndojnë me zë të lartë duke shoqëruar këngën, aq sa bisedat e tyre tashmë nuk dëgjohen fare. Teksa banorët këndojnë e kërcejnë në shtëpi krijohet një atmosferë e këndshme me të qeshura e argëtim.