
Shumica e banorëve ndodhen në oborr duke u argëtuar me muzikën, Marselini dhe Joana qëndrojnë ulur në dhomën e ndenjes. Teksa shohin banorët e tjerë ata të dy fillojnë të bëjnë thashetheme për banorët e tjerë, kryesisht për vajzat e shtëpisë. Joana fillimisht shan Oltën dhe thotë ‘aristokracia londineze” dhe më pas flet për Elenën dhe Eldorën. Joana thotë “më çudit Eldora dhe Elena që e shanin Oltën dhe tani preferojnë të rrinë me Oltën”. Marselini i thotë se kjo është strategji e banorëve që duan ta kenë mirë me shumicën e shtëpisë. Të dy ndajnë mendimin se Eldora është ndikuar shumë dhe ka ndryshuar qëndrim me të dy ata. Marselini thotë se Eldora dhe Elena janë afruar me Xhimin, por kanë qënë ato që kanë menduar se Xhimi kishte prirje homoseksuale, nga ku rrodhi edhe debati i tij me Xhimin. “Hipokrizia mban erë që ditën e parë, mezi pres të vijë e shtuna” thotë Marselini, ndërsa Joana thotë se nëse nuk del, ajo dhe Marselini do të jenë të nominuar nga të gjithë banorët. Kështu ata flasin për nominimet dhe bëjnë plane që të nominojnë të njëjtët persona në mënyrë që të dalin në nominim bashkë me dy banorë të tjerë. Marselini ndër të tjera thotë se fakti që banorët e tjerë ia kanë me hile njëri-tjetrit duken nga nominimet që kanë bërë të dalin shumë prej tyre. “Do të thotë se ata kanë nominuar njëri-tjetrin, janë hipokritë” thotë Marselini. Për një kohë të gjatë ata bëjnë thashetheme për banorët duke i marrë me radhë njëri pas tjetrit.