Ads 468x60px

a

Friday, March 22, 2013

Marselini:- “Këtë javë del Elona”

Për një kohë të gjatë Marselini dhe Joana bisedojnë për banorët e tjerë. Ata flasin për nominimet dhe eliminimet e kësaj jave. Joana duket e frikësuar nga nominimet sepse herë pas here përmend mundësinë e daljes së saj nga shtëpia këtë javë. Më shaka ajo i thotë Marselinit “po dola unë këtë javë, do mi bësh rrobat gati?”. Marselini i thotë se ajo nuk ka pse të shqetësohet sepse këtë javë nuk është ajo personi që do të dalë nga shtëpia.
“Unë do t’i bëj valixhet gati Elonës” thotë Marselini dhe Joana qesh me të madhe. 
Ai thotë më tej se këtë gjë do ta bënte me shumë kënaqësi duke lënë të kuptohet se dalja e Elonës është një gjë që ai jo vetëm e mendon, por edhe e dëshiron shumë. 
Joana nga ana tjetër thotë se këtë javë mund të dalë Olta, por Marselini shprehet “jo, unë mendoj se këtë javë del Elona”. 
Më pas të dy shkëmbejnë ironi për banorët e tjerë dhe qeshin, ndërkohë që vënë re se edhe ata po i vëzhgojnë.