
Por Marselini i thotë që nuk ishte gogësimë, se andej nga vjen ai nuk është edukatë të gogësish. Megjithatë ai i thotë me ironi se përsëri atë e ka xhan dhe do ja bëjë ai valixhet gati. Por Jonilda i bën me dije se nuk është në nominim. Atëherë Marselini i thotë se ai nuk është si ajo që vetëm shkon për ti puthur e përqafuar banorët. Sipas Jonildës, Marselini nuk ja ka haberin rregullave në tavolinë. Por ai i kthehet edhe më ashpër duke i thënë se ajo nuk di as rregullat e feminilitetit. Ai e quan atë “zhulse” dhe“katundare që di vetëm tre shprehje banale” dhe shton se kur të dalë do ta bëjë emrin e saj tatuazh në fund të këmbës, që sa herë të eci, ta shkeli me këmbë. Ai e quan atë një budallaqe që nuk mund ta quajë sa femër. Ndërsa Jonilda ja kthen që ajo është mashkull dhe kur të bëhet edhe ai mashkull atëherë të bisedojë me të. Debati mes dy banorëve vijon me ofendime nga më të ndryshmet duke filluar nga gjoksi i Jonildës e deri tek mjekra e Marselinit.