Joana e Marselini shkojnë në krevatin ku rrinë gjithmonë gjatë darkave në dhomën e gjumit e Marselini i tregon asaj për të birin dhe për veprime të tij për të cilat e ka marrë malli. Ai i tregon se si e ka parë teksa rritet si edhe për mallin dhe dashurinë që ndien për të, ndërsa Joanës i duket çudi që ai është bërë baba në një moshë kaq të re dhe edhe pse Marselini i flet pothuajse çdo ditë për të birin, i duket e pabesueshme që mund të jetë baba. “Vetëm kur të të shikoj bashkë me djalin, do ta besoj”, i thotë Joana.
Më pas ajo i tregon për veten, duke thënë se para disa minutash, ndërsa të gjithë ishin duke u argëtuar gjatë provës javore, ajo po qëndronte e vetme, duke qarë për Anaidin. Joana tregon se Eldora i ka sjellë një kafé të cilën ai e ka përgatitur për të dhe veç kësaj ai kishte porositur një çokollatë për të, të cilën Eldora nuk e mori, duke menduar që Anaidi t’ia jepte vete. Joana thotë se këto gjeste e prekin shumë atë, dhe shprehet se janë këto gjërat e vogla të cilat kanë shumë vlerë. Më pas, merr shkas nga gjesti i Anaidit, për të kujtuar surprizat që ka marrë nga ish i dashuri gjatë vizitave të saj të herëpashershme dhe ndërsa vazhdon të tregojë, kujton gjestin e Anaidit e fillon të qajë sërish. Marselini i qëndron pranë, duke u munduar t’i bëjë shaka e ta nxjerrë nga gjendja ku është futur.