
Më pas ata aludojnë rreth banorëve që mund të dalin, duke hamendësuar edhe për numrin banorëve që mund të eliminohen. Joana vazhdon të flasë me Marselinin lidhur me Anaidin dhe për sa i përket gjestit të tij që e ka bërë të preket e të fillojë të qajë. Joana tregon se gjatë kohës që ka qëndruar e vetme në dhomë, Anaidi i ka shkuar dhe e ka pyetu se përse po qëndron vetëm, madje e ka këshilluar që të mos e ekzagjerojë me tekat e saj. Marselini mendon se ajo e do Anaidin, përderisa vlerëson edhe gjeste kaq të vogla. “Mendoj se edhe ai më ka xhan”, thotë Joana, duke kujtuar një zemër që i ka bërë ai në fetën e bukës. Marselini ka qenë prezent gjatë këtij gjesti të Anaidit kundrejt saj, ndërsa ajo e pyet se kush ka qenë prezent nga banorët dhe se si kanë reaguar. Marselini thotë se është duke u bindur gjithmonë e më shumë rreth ndjenjave të saj kundrejt Anaidit.