
Ndërsa Shpendi fillon ta këshillojë Ilirin që të jetë më i saktë e më i prerë teksa flet, në mënyrë që askush të mos keqkuptohet e të mos keqpërdorë fjalët e tij, pasi Joana merr shkas nga kjo gjë për të zgjatur e për të shndërruar fjalët e tij. “Mos merr as shembull veten”, thotë Shpendi, ndërsa Iliri mërzitet nga këto fjalë e i thotë që ta sqarojë konkretisht se për çfarë është duke folur, pasi ai nuk ka gabuar lidhur me asgjë, por nuk mund të komandojë fjalët e Joanës. Shpendi mendon se gabimi qëndron edhe tek Iliri dhe tek mënyra se si diskuton ai, duke lënë hapësirë për t’u keqpërdorur. Mendimin e Shpendit e mbështet edhe Anaidi, i cili është bashkuar me djemtë para disa minutash. Në dhomën e gjumit Elena është duke fjetur, ndërkohë që aty afër shkon Vigani, i cili duke e puthur, i kërkon që të zgjohet. Në kuzhinë ndodhet Xhimi, Olta, Marselini dhe Edberi, të cilët janë duke folur rreth gatimit dhe ushqimeve të ndryshme që mund të sajojnë për drekë. Joana shkon afër Eldorës dhe fillon të bëjë thashetheme me të, duke marrë shkas nga debati i pak minutave më parë. Ajo gjykon sjelljen e Ilirit, duke menduar se ai influencon tek banorët e rinj. Ndërsa Eldora mendon se banorët e rinj janë të aftë për të logjikuar vetë, pa u ndikuar nga banorët e tjerë. Joana fillon të flasë për Jonildën, duke thënë se është e zhgënjyer prej saj, ndërsa Eldora nuk komenton fjalët e saj.