Ads 468x60px

a

Thursday, March 21, 2013

Iliri-Elenës “Ti do qash po dola unë”; Edberi “Iliri është gallata e shtëpisë

Elena, Edberi dhe Iliri ndodhen në oborr dhe gjatë kësaj kohe Iliri si gjithmonë bën shaka e batuta duke ngacmuar Elenën dhe banorët e tjerë. Në një moment Elena i thotë se shakatë e tij janë të neveritshme. “Je idiot dhe shumë i neveritshëm” i thotë Elena Ilirit. Ai ia kthen se nuk i intereson nëse ajo e mendon një gjë të tillë sepse ai e vlerëson shumë veten dhe pozicionin që ka. 

“Unë jam këtu ku jam dhe më të mirë se mua, nuk kam parë deri tani” thotë Iliri dhe më pas i thotë Elenës se edhe pse mund të shprehet kundër tij, edhe ajo ka mendim pozitiv për të. “Po dola unë, le që nuk ka shanse, por edhe po dola ti do jesh e para që do qash me lot për mua” thotë Iliri. Elena i thotë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe i kërkon që të vënë bast nëse ajo do të qajë apo jo. Të dy vënë bast me 500 euro nëse Elena do të qajë po doli Iliri, apo jo. Edberi ndan bastin e tyre dhe Iliri vazhdon përsëri me batutat e tij tipike. 

Edberi duke qeshur me Ilirin i thotë Elenës se shtëpia ka shumë nevojë për Ilirin. “Iliri është gallata e kësaj shtëpie” thotë Edberi. Më pas iliri fillon të flasë për klipin dhe miqtë e tij jashtë shtëpisë.