
Pas pak minutash Xhimi shkon në kuzhinë për të gatuar, ku si zakonisht, u shpjegon amvisave menunë e ditës së sotme. Shpendi ndërsa zgjohet gjen një çokollatë në krevat dhe i çuditur ia tregon këtë gjë Jonildës, duke thënë se çdo javë pas spektaklit ai ka gjetur nga një çokollatë te jastëku, por nuk e di se kush është personi që ia bën këtë dhuratë. Jonidla mendon se është dikush që e simpatizon e Shpendie e falënderon, kushdo qoftë nga banorët, për këtë gjest. Disa nga banorët dalin në kopsht e ndërsa qëndrojnë me njëri-tjetrin, fillojnë të diskutojnë rreth provës javore, e cila për ta ishte shumë impenjative. Ata këshillojnë njëri-tjetrin që provat në vijim t’i marrin më seriozisht, pasi nga to varet buxheti i tyre javor. Më vonë fillojnë të flasin sërish duke e gjykuar neglizhencën e Joanës për sa i përket provës së kësaj jave, por gjithashtu kujtojnë edhe disa momente shumë të bukura gjatë provës së kësaj jave.