Ads 468x60px

a

Tuesday, March 12, 2013

Bisedë për lidhjet;- Joana: “kam nevojë që të rri vetëm”; Etleva përlotet

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë në oborr duke biseduar ende për Marselinin, ndërsa një pjesë e tyre kanë hyrë në kuzhinë për të përgatitur drekën. Joana pas disa shakave që bën për Ilirin i cili ndodhet po aty pranë, fillon të bisedojë me Etlevën për lidhjen e saj duke i rrëfyer asaj se tashmë ka vendosur që të ndahet nga i dashuri që ka jashtë. “Unë e kam vendosur që të rri ca kohë vetëm, e di që kjo është në të mirën time” thotë Joana. Më tej ajo thotë se ka pasur një lidhje të gjatë prej disa vjetësh dhe se i dashuri është personi që e njeh atë më mirë e kushdo tjetër në jetë. Ndër të tjera Joana thotë se i mungon shumë, por tashmë ka vendosur që t’i jap fund lidhjes që ka jashtë.
Teksa Joana thotë se e vlerëson shumë ish-të dashurin dhe se për të do të ngelet një ndër personat më të rëndësishëm të jetës së saj, Etleva përlotet dhe fillon që të qajë. Ajo vendos syzet në mënyrë që të mos e vënë re të tjerët. Etleva i thotë Joanës se edhe ajo ka një histori të ngjashme dashurie, por nuk mundet që të flasë për dhe kjo është arsyeja përse po qan. Joana ngushëllon Etlevën duke i thënë se çfarëdo që të ketë ndodhur me historinë e saj, ajo nuk duhet që të mërzitet sepse është shumë e re dhe e ka jetën përpara. Edhe Etleva mundohet që t’i japë përkrahje Joanës duke i thënë se i uron gjithë të mirat e kësaj bote.