Elona këshillon Etlevën që të mundohet të kontrollojë më mirë fjalët që thotë kur debaton sepse banorët e tjerë mund t’ia përdorin kundër saj. ajo i referohet një debati që Etleva pati me Anaidin dhe e këshillon që të gjejë argumente kur flet sepse duke thënë se unë flas çfarë të dua, ajo i lë hapësirë të tjerëve që të thonë të njëjtën gjë. Etleva i përgjigjet Elonës se ajo reagoi në mënyrë të ashpër kundër Anaidit sepse ai kërkon që të japi mendime për të gjithë dhe në çdo debat. “Ai gjithmonë do që të marri atë rolin e protagonistit, i duket vetja lider” thotë Etleva për Anaidin.
Ndërkohë që dy vajzat komentojnë Anaidin, aty vjen Shpendi i cili duke folur për Ilirin ndërpret bisedën e tyre. ai thotë se Iliri duket shumë i zgjuar, por nuk gjen dot fjalët për ta shpjeguar më mirë atë që mendon për të.
Më pas ai sqaron se duke qënë se Iliri ka treguar për eksperienca të shumta të jetës së tij, i duket e pabesueshme që një 27-vjeçar të këtë jetuar aq shumë eksperienca. “Po më çudit Likja si një 27-vjeçar, ka përjetuar aq shumë...” thotë Shpendi. Etleva ndërhyn me shaka duke thënë se ndoshta jo të gjitha janë të vërteta, por Shpendi vazhdon më tej duke thënë se nga bisedat që kanë konsumuar gjatë qëndrimit të deritanishëm në shtëpi, ka vënë re se Iliri ka kaluar shumë eksperienca të ndryshme në jetën e tij duke bërë punë të ndryshme, vizituar vende të ndryshme etj.