Ads 468x60px

a

Thursday, March 21, 2013

Olta qan për qenin

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar e bërë shaka të ndryshme. Shtëpia bëhet e zhurmshme nga bisedat dhe shakatë e shumta të banorëve. Olta dhe Xhimi vendosin që të largohen nga dhoma e ndenjes për të biseduar më qetë dhe shkojnë në një tjetër ambient të shtëpisë. Ata ulen përballë njëri-tjetrit dhe fillojnë të bisedojnë qetësisht. Në bisedë e sipër Xhimi i thotë Oltës se ajo është një vajzë e ndjeshme dhe këtë ai e ka vënë re kur flet për qenin.

“Ti ke thënë se e kisha me dy mendje futjen në shtëpi sepse nuk doje të lije qenin apo jo?, kjo tregon se sa e ndjeshme je ti dhe se sa shumë e ke për zemër qenin” thotë Xhimi dhe Olta miraton me kokë. Kalojnë shumë pak sekonda dhe Olta preket dhe fillon të qajë. Xhimi nga ana tjetër ndjehet në pozitë sepse në një farë mënyre ai i përmendi qenin që Olta e ka pikë të dobët.

Olta fillon të flasë për qenin dhe e përlotur thotë se i mungon shumë. Më pas ata të dy flasin për jetën e tyre në përgjithësi dhe për familjen.