
Arsimi dhe Olta ndodhen në dhomën e ngrënies dhe fillojnë të bisedojnë për qëndrimin në shtëpi dhe situatat e krijuara çdo ditë mes banorëve. Olta thotë se herë pas here mërzitet me të njëjtat biseda dhe diskutime. Pas pak aty shkon Anaidi dhe Marselini e të katërt nisin të bisedojnë rreth ngjarjeve në shtëpi gjatë ditës së sotme. Ata flasin rreth hyrjes në Big Brother, duke menduar se çfarë mund të ketë një njeri për të qenë pretendent për të fituar Big Brother-in. Ata mendojnë se nuk është zgjuarsia karakteristika kryesore për të fituar një kompeticion të tillë. Eldora dhe Etleva shkojnë në dhomën e gjumit, ku ka disa minuta që janë fikur dritat nga Vëllai i Madh si shenjë për banorët që duhet te flenë gjumë. Ato tregojnë ngjarje nga jeta dhe familjarët e tyre si dhe kujtojnë raste festash me familjarët, ku kanë pirë dhe janë argëtuar.