
Ndërkohë që banorët në sallon janë duke biseduar për Big Brotherin dhe për aftësitë që duhet të zotërojnë për të arritur finalen në këtë kompeticion, aty shkon Xhimi dhe Iliri, të cilët futen në bisedë, duke dashur të vënë në lojë banorët, njësoj siç kanë vepruar me Etlevën para disa minutash. Ata hapin një diskutim rreth muzikës klasike, duke përmendur disa emra që nuk ekzistojnë dhe fillojnë të pyesin banorët e tjerë rreth tyre. Anaidi e Marselini thonë se nuk kanë shumë informacion rreth operës dhe muzikës klasike. Më pas të gjithë diskutojnë për komunizmin dhe ngjarje të jetuara në atë kohë, ku në diskutim përfshihen pothuajse të gjithë banorët. Shakaja e dy banorëve vazhdon për minuta të tëra, pasi ndërhyjnë në diskutim dhe përmendin fakte që nuk ekzistojnë, duke i bërë banorët të pyesin për to, pasi nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë. Në dhomën e gjumit ndodhet Joana, Elena dhe Elona. Ato diskutojnë rreth ngjarjeve në shtëpi, duke përmendur mangësitë e disa prej banorëve. Elenës nuk i pëlqejnë disa sjellje të Anaidit kundrejt saj dhe të tjerëve, duke thënë se ai ka besim të tepruar në vetvete. Ndërsa Joana flet për Marselinin, duke thënë se ai është i shtirur në veprimet e tij. Vajzat bëjnë sikur mirëkuptojnë njëra-tjetrën