Ads 468x60px

a

Wednesday, March 13, 2013

Xhimi dhe Iliri tallen me Etlevën: Përmendin emra politikanësh, si këngëtarë të mëdhenj

Iliri, Xhimi dhe Etleva ndodhen në dhomën e ndenjes, teksa fillojnë një diskutim për muzikën. Ajo që e fillon është Etleva, duke thënë se simpatizon muzikën e viteve 70-80. Kaq u mjafton djemve për të filluar ta vënë në lojë Etlevën, duke parë se ajo nuk ka aspak informacion rreth muzikës. “Mos më ngatërroni me Noizin mua, se jam adhuruese e viteve 70-80”, thotë Etleva. Shakanë e fillon Iliri, i cili mbështet plotësisht nga Xhimi e të dy krijojnë një situatë shumë komike në shtëpi, duke e vendosur Etlevën në qendër të vëmendjes, ndërsa e vënë në lojë. Ata përmendin emra politikanësh dhe aktorësh, duke i inpostuar tek ajo si këngëtarë të mëdhenj shqiptarë të atyre viteve, ndërkohë që Etleva aprovon me kokë. Djemtë aktrojnë shumë mirë dhe qëndrojnë seriozë gjatë gjithë kohës, duke mos krijuar asnjë fije dyshimi tek Etleva, e cila i dëgjon me vëmendje dhe aprovon herë pas here. Ajo thotë se nuk ka shumë informacion për disa nga këta “këngëtarë”, pasi ata janë të mëdhenj në moshë, por kur të dalë nga shtëpia do të kërkojë në “YouTube” rreth tyre. Ata vazhdojnë lojën për minuta me radhë, duke thënë se nuk janë duke folur për ish-politikanë apo ish-ministra, por për një plejadë këngëtarësh që na kanë përfaqësuar për vite me radhë. “Po, janë këngëtarë të mëdhenj që unë as kam pas fatin t’i dëgjoj”, shprehet Etleva. “Kjo do të montohet te “Portokallia” më duket”, thotë Iliri duke qeshur, por Etleva ende nuk arrin ët kuptojë vënien në lojë të saj nga djemtë. “Këto që ju përmendët kanë qenë këngë të vërteta, por tani ka ikur shkëlqimi i muzikës”, vazhdon të thotë Etleva,e cila i shtyn djemtë që të vazhdojnë edhe më shakanë e tyre. Pas pak më ta bashkohet edhe Eldora, e cila e kupton situatën dhe nuk komenton asgjë rreth bisedës mes tyre. Pas saj shkon Olta e kështu kjo situatë shndërrohet në shaka mes tyre.