Ads 468x60px

a

Wednesday, March 13, 2013

Marselini përqafohet me Elenën

Marselini duket i mërzitur. Atë e ka marrë malli për të birin dhe këtë ja thotë edhe Arsimit më të cilin është duke biseduar në oborr dhe pirë cigare.
Ai i tregon Arsimit për djalin e tij dhe i thotë që është 15 muajsh por shumë i zhvilluar dhe shumë i zgjuar dhe shton se e shikon çdo ditë në skype.

Më pas, ai ngjitet në dhomën e gjumit për tu shplodhur në krevat dhe atje gjen Eldorën të cilës i tregon se sa shume e ka marre malli për të birin. Ai i shpjegon asaj që do të ishte surpriza më e bukur nëse do të kishte mundësi ta shihte. Në atë moment hyn edhe Elena, ndërkohë që ai po thoshte që “jam i mërzitur”. Ajo e pyet se kush e ka mërzitur dhe shkon ta përqafojë. Marselini ndihet shumë i kënaqur dhe i thotë se kishte nevojë për një përqafim nga ajo. Ndërsa Elena i përgjigjet që ai e çoi gjatë pa ju afruar.