Joana i shpjegon situatën se si ndodhi, kur i kishte marrë një copë bukë dhe djathë Ilirit, ai i ishte kthyer me ofendime. Këtu Anaidi nuk i jep të drejtë Joanës duke i thënë që nuk bën mirë ti marrësh bukën tjetrit dhe se është zakon i keq të fusësh duart në pjatën e tjetrit. Joana preket akoma më tepër sepse shpresonte që Anaidi do ta mirëkuptonte dhe i thotë që nuk do ti ndajë më me të momentet e trishtimit.
Joana pretendon se me startegjinë e saj ka arritur të acarojë Ilirin, por Anaidi ja kthen se nuk është strategji acarimi kjo puna e djathit. Ai i thotë që edhe tjetrin duhet të dish ta acrosh. Anaidi e këshillon Joanën që ajo duhet ta kishte pyetur Ilirin se nga e krijoi ai këtë mendim për të dhe ta vinte para përgjegjësisë. Ai shton se Iliri ofendon si ofendohen femrat me femrat, i duket vetja sikur e përdor shumë ironinë.