
Më pas Jonilda flet për Etlevën. Ajo thotë se pakujdesia e trupit të femrës tregon shumë, do të thotë që ajo është e virgjër. Eldora thotë se Etlevës nuk ja lejon tradita, por qejfi ja ka. Ndërsa Elenës i duket sikur Etleva e ka një të dashur por e mban të fshehtë. Jonilda u tregon vajzave për mentalitetet e pukjaneve dhe vajzës nga Miloti. Joanën e ka acaruar më tepër fakti që Etleva e ka imituar kur kërcente. Vajzat hedhin hipoteza nga më të ndryshmet për Etlevën. Joana mendon se këtë javë Etleva del nga shtëpia e Big Brother. Elenës nga ana tjetër i është krijuar përshtypja sikur Elona e ka frikë. Ajo shton se për çdo gjë që do bëjë, qoftë edhe sikur ti thotë faleminderit Elona do duartrokasi. Elenën përveçse kjo sjellje e Elonës e habit, por edhe e acaron. Jonilda e qetëson duke i thënë se Elona ka shumë respekt për të. E megjithatë edhe Jonilda shpreh rezervat e saj në lidhje me Elonën. Ajo është çuditur së tepërmi kur Elona e ka pyetur, nëse ajo ka puthur ndonjëherë ndonjë femër. Që prej asaj dite Elona është tërhequr nga ajo – thotë Jonilda.