Ads 468x60px

a

Thursday, March 7, 2013

Anaidi: “Juda në Big Brother është Arsimi”

Ndërkohë që banorët në dhomën e gjumit janë duke diskutuar për ngjarjet në shtëpi dhe për mënyrën se si duhet t’i rregullojnë marrëdhëniet midis njëri-tjetrit, Joana dhe Anaidi flasin për banorët që mendojnë se mund të qëndrojnë më gjatë në shtëpinë e Big Brother. “Unë pretendoj që këtu të qëndrojë sa më gjatë Olta, Olseni, ti, unë, Marselini dhe Xhimi”, shprehet Anaidi. Ndërsa për Shpendin, Altinën dhe Arsimin, të dy mendojnë se mund të dalin më shpejt se të tjerët.

Joanës i bën përshtypje sjellja e Arsimit në shtëpi, pasi i qëndron shumë afër Ilirit. Ajo mendon se ai është i qetë, asnjanës dhe nuk përfshihet me asnjërin nga banorët. “Jezu Krishti ka pasur një Judë në tavolinën e tij. Ai është Arsimi”, shprehet Anaidi. Ai analizon karakteristikat e Arsimit dhe thotë se fakti që gjithmonë qesh dhe nuk bëhet asnjëherë me nerva, bën që të kuptojë se fsheh diçka.

Në shtëpinë e Big Brother fiken dritat, ndërkohë që banorët në dhomën e gjumit vazhdojnë me bisedat e tyre, duke treguar histori e barsoleta. Të gjithë qeshin për minuta të tëra, pa menduar ende për gjumin.