
Eldora dhe Joana janë veshur me rroba të zeza dhe me taka të larta. Banorët i komentojnë pikërisht për pamjen e tyre. Iliri e Olta flasin për takat e vajzave që sipas tyre nuk mund të përdoren kur gatuhet. Më pas iliri është shtrirë bashkë me Elonën në një nga kolltukët e dhomës së ndenjes. Elona thotë “po të preu rrugën macja e zezë...” dhe bën shenjë me kokë nga Joana. Iliri qesh me të madhe me ironinë e saj.