Ads 468x60px

a

Wednesday, March 6, 2013

Hamendësime për sekretin e radhës

Big Brother ka dhënë për banorët një tjetër provë së cilës, banorët do të zbulojnë indikacionin që lidhet me një prej sekreteve të banorëve. Kështu në shtëpi janë zhvilluar dy prova ku njëra kishte të bënte me një ndeshje futbolli, ndërsa tjetra ka të bëjë me këpucët, mbi të cilat banorët duhet të ecin. Kështu bisedat kryesore të banorëve zhvillohen rreth indikacioneve që do t’i çojnë ata drejt zbulimit të sekretit. Hamendësimet e banorëve janë të ndryshme. Edhe pse nuk duhet të komentojnë rreth sekretit, banorët provokojnë njëri-tjetrin për të zbuluar se kujt i përket sekreti. Përveç këtij fakti ata duhet që përmes indikacionit të zbulojnë edhe për cilin sekret bëhet fjalë.
edhe nga ata që qëllimisht bëjnë gjeste, apo thonë gjëra të ndryshme me qëllim që dikush të gabojë personin që ka sekretin dhe të marrin gjysmën e shumës së sekretit të tij. Kështu Marselini dhe Anaidi mendojnë se një gjë të tillë e ka bërë Iliri, por që ata të bindur thonë se sekreti i radhës nuk i përket Ilirit. Nga ana tjetër vetë Anaidi mundohet që të fusë në lojë banorët duke u munduar që ata të besojnë që sekreti i përket atij. Këtë ai ia thotë Joanës dhe Jonildës. Etleva nga ana tjetër fillon të flasë për futbollin dhe të tjerët mendojnë se ajo po përpiqet që të shtiret sikur është ajo banorja që ka sekretin e tifozit të Realit të Madridit. Në këtë mënyrë banorët e kalojnë kohën duke hamendësuar për sekretet.