skip to main |
skip to sidebar
Joana, “qejfmbetje” ndaj Anaidit; Vajzat flasin për tërheqjen nga meshkujt në shtëpi

Anaidi vazhdon me kërkimin e detajeve për
indikacionin e sekretit të këpucëve, ku i kushton shumë rëndësi
renditjes së këpucëve, por vë re që kjo renditje nuk është njësoj në
fund, duke menduar se Vëllai i Madh e ka bërë këtë pikërisht për t’i
ngatërruar, duke menduar se banorët do ta neglizhojnë këtë fakt. Ai del
në përfundimin se banori që mbart këtë sekret mund të jetë mashkull,
pasi në çdo dere ka këpucë meshkujsh dhe sipas tij, kjo nuk mund të jetë
një rastësi. Joana mendon se ky sekret ka të bëjë me një 30-vjeçar dhe
për këtë shkon në dhomë e pyet banorët.
Marselini del në kopsht e i tregon Anaidit se Joana i ka pyetur të
gjithë banorët për moshën. Anaidi mërzitet nga kjo gjë dhe i thotë se
prova është individuale dhe ajo nuk duhet ta ndajë me banorë të tjerë.
Joana bën sikur mërzitet dhe duke i kërkuar falje, hyn brenda. Më vonë,
ai mundohet të gjejë sërish shenja mbi indikacionin me Olsenin dhe
Marselinin.
Ndërkohë që në dhomat e gjumit fiken dritat, Joana e diskuton me
Jonildën qejfmbetjen që ka krijuar nga Anaidi. Ajo bën sikur është
mërzitur shumë nga fjalët e Anaidit dhe ia tregon me detaje historinë
Jonildës.
Më pas të dyja vajzat shtrihen në krevat e fillojnë të diskutojnë rreth
tërheqjes që mund të ketë Anaidi për Joanën. Jonilda mendon se ka vënë
re një tërheqje edhe ndaj saj, por mbase është stepur nga fakti që ka
një lidhje me një italian.
Ndërsa vajzat vazhdojnë bisedat e tyre, aty shkon edhe Eldora, të cilën
vajzat fillojnë ta ngacmojnë rreth tërheqjes që ka ajo për Shpendin.
Eldora thotë se çdo gjë në lidhje me Shpendin ka qenë pa të keq, por
është ngacmuar herë pas here nga të gjithë banorët.