Monday, February 24, 2014
Banorët shijojnë birrat e fitores. Jona: Kam nevojë për përqafim
Pas përfundimit të lojës, e cila përfundoi me 25 xhiro të kryera nga Eraldi, banorët mjaft entuziastë u futën drejt ambienteve të shtëpisë për të shijuar birrat e fitores. Valeri fillon të flasë më Jonën për jetën e tyre jashtë. Duket se Valeri kërkon të dijë më shumë prej saj duke i drejtuar shumë pyetje. Jona nis t'i tregojë mbi nevojën e një njëriu afërt që ta përqafojë, gjë të cilën e shikon si dicka të natyrshme në jetën e gjithkujt. Pasi Valeri i bën pyetje mbi jetën e saj familjare, ajo nis të tregojë se jeton me të ëmën pasi i ati i saj nuk jeton më dhe se ka edhe dy motra më të mëdhaja që ia mbushin jetën. Vec kësaj, i tregon atij për pasionin që ka për thonjtë, që ajo e quan art. Kjo, pasi shkolla që ka bërë më parë, ka qenë për laboranate dhe ajo shikon një ngjashmëri shumë të madhe mes asaj shkolle dhe artit të thonjëve. Ajo shton se thonjtë dhe dhëmbët janë profesione shumë të afërta, kjo për shkak të formës që u jepen të dyjave. Valeri e përgëzon për këtë nismë, duke vazhduar bisedën për pasionet që Valeri ka për modën, televizionin dhe gruan e tij të cilën e do shumë.
Kategoritë
News from Big Brother