Ads 468x60px

a

Monday, March 11, 2013

Etleva, e mërzitur; Elona-Etlevës: “Sekreti yt ka të bëjë me familjen”

Ndërkohë që të gjithë banorët argëtohen duke sajuar lojëra, duke qeshur dhe u argëtuar, Etleva qëndron në krevat, e shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve. Vetminë dhe mërzinë e saj e vë re Xhimi, i cili i afrohet për ta pyetur se çfarë e shqetëson. Ai i jep kurajë, duke i thënë se duhet të shfrytëzojë çdo ditë si të ishte e fundit, pasi do të dalë një ditë jashtë dhe do të përballojë më së miri çdo situatë. Ajo tregon se ka shumë momente kur ndihet vetëm dhe mërzitet shumë, por shton se aty ka njohur edhe njerëz shumë të mirë, për të cilët do t’i vijë keq kur të largohet. Anaidi dhe Joana shkojnë në krevatin tyre, ndërsa diskutojnë për ngjarjet në shtëpi dhe për banorin që mund të eliminohet gjatë kësaj jave. Joana ndihet e kërcënuar që mund të dalë këtë javë. Ajo mendon se Olta nuk ka për t’u nominuar asnjëherë dhe kështu nuk do të ketë asnjë shans për të dalë nga shtëpia. Fakti që Joana dhe Olseni kanë dalë nga shtëpia, përveçse i ka mërzitur të dy banorët, e ka frikësuar Joanën se mos tani është radha e saj për t’u eliminuar. Etleva dhe Elona janë duke biseduar, ndërkohë që Elona i shpreh dyshimet që ka rreth sekretit të saj. “Unë mendoj se sekreti yt ka të bëjë me familjen”, thotë Elona, ndërsa Etleva ndërron bisedë, duke i thënën se këtë gjë ia kanë thënë edhe dy banorë të tjerë, por nuk është aspak e vërtetë. Pas pak minutash, të gjithë banorët vendosin të flenë.