Ads 468x60px

a

Monday, March 11, 2013

Elena flet me Joanën kundër Marselinit

Në dhomat e gjumit ndizen dritat dhe vendoset muzikë në sfond. Banorët fillojnë të zgjohen njëri pas tjetrit. Etleva e Xhimi janë banorët e parë që zgjohen dhe pas tyre zgjohen edhe banorët e tjerë. E ndërsa banorët merren me punët e tyre të mëngjesit, Elena dhe Joana fillojnë të bëjnë thashetheme. Dy vajzat fillojnë të flasin kundër Marselinit. Elena duket e mërzitur dhe i tregon Joanës se ndjehet keq nga reagimet e fundit të Marselinit ndaj saj. ndër të tjera Elena thotë se në disa shprehje Marselini i ka lënë të kuptojë se ai nuk e sheh realisht si një shoqe apo si motër. “Më tha pse më sheh ashtu si e dashuruar?” thotë Elena duke përsëritur fjalët e Marselinit. Më pas ajo shton e nervozuar “Kur ai e mendon një gjë të tillë, unë duhet t’i kërkoj falje Xhimit dhe Ilirit që e kanë thënë më parë”.
Joana i thotë “unë mendoj se ai të ka qejf ty dhe mendon se ti e ke qejf atë” dhe Elena i përgjigjet “ku di gjë unë?, s’e kam parë asnjëherë me atë sy”. Elena tregon se Marselini i ka thënë se ai mendon se ajo po ndjen diçka për të sepse niset nga fakti që ajo është mërzitur disa herë. Elena e justifikon veten duke thënë se ajo as nuk është bërë xheloze, as nuk ka bërë ndonjë veprim kundrejt Marselinit, por vetëm ka bërë shaka me të. Elena thotë se kjo gjë e ka mërzitur dhe nevrikosur.