Monday, March 11, 2013
Shpendi ndihmon Elonën rreth dyshimeve; Marselini dyshon: “Anaidi e Joana, çift që jashtë”
Ndërkohë që janë bërë gati për të fjetur, banorët bisedojnë ende në dhomën e gjumit. Eldora fillon të qeshë sapo shikon Elonën dhe u tregon banorëve të tjerë për dyshimet që ka kjo e fundit për sekretin e saj. Shpendi e nuhat dyshimin e saj dhe i kërkon të mos nxitohet. Shpendi i sugjeron një mënyrë për të shuar dyshimet, ku një mashkull duhet t’i afrohet Eldorës, për të parë reagimin e Marselinit.
Eldora i kërkon që të mendohet mirë Elonës, por kjo e fundit është pothuajse e sigurt se e ka gjetur sekretin e saj dhe vazhdon të mos ua vërë veshin fjalëve të saj. “Një ditë do të dalim dhe do të shikosh”, i thotë herë pas here Eldora.
Ndërsa në dhomën tjetër të gjumit, aludohet për gjetjen e një tjetër sekreti. Marselini fillon të bisedojë me Elenën dhe i tregon asaj për dyshimet që ka lidhur me Anaidin dhe Joanën për të cilët flet pothuajse i sigurt se kanë qenë të lidhur para se të hynin në Big Brother.
Ndërkohë që janë duke folur dhe duke hedhur ide me njëri-tjetrin, pasi Elena dyshon se kjo gjë mund të jetë e vërtetë, aty shkon Anaidi dhe Joana. Marselini nuk pret më gjatë dhe u tregon atyre rreth dyshimeve që ka për ta, duke thënë se bazohet edhe te një bisedë që ka bërë me Anaidin gjatë javës së parë të qëndrimit në Big Brother.
Anaidit i pëlqen dyshimi i tij dhe mundohet t’ia shtojë këto dyshime, duke ndërruar bisedën, gjoja sikur po ndihet në siklet dhe ka frikë se po i zbulohet sekreti i tij.
Duke lënë diskutimin përgjysmë, merret me kërkimin e tespiheve, me pretekstin se i kanë humbur.
Marselini i ngacmon edhe më vonë të dy, duke i bërë të qartë se ata të dy njiheshin që përpara se të hynin në Big Brother.
Kategoritë
Thashetheme