
Marselini shkon në dhomën e gjumit të katit të dytë, ku banorët e tjerë janë duke diskutuar për jetën në Paris për minuta të tëra. Ai tregon një rast ku ka takuar një njeri nga Parisi në Itali dhe se ky takim ka ndodhur shumë rastësisht. Marselini tregon historinë se si e ka ndihmuar plakun në fjalë dhe se si ai mirënjohës e ka ftuar në shtëpi, ku i ka folur gjatë për jetën e tij. Ai thotë se ka shkuar për ta takuar edhe shumë herë të tjera dhe se ai ishte një njeri i pasur. Ai vazhdon të tregojë, duke thënë se takimi me të e ka shtyrë që të fillojë të shkruajë një libër, të cilin ende nuk e ka përfunduar. Banorët marrin shkas nga tregimi i ndodhisë së Marselinit e fillojnë të tregojnë histori dhe eksperienca në vende të tjera si edhe flasin për prostitucionin e lejuar në disa vende të Europës. Ajo që kundërshton është Joana, e cila thotë se vendi i cili e lejon prostitucionin nuk është shtet me baza të forta, duke folur shumë ashpër për të, por banorët e tjerë vazhdojnë të tregojnë të tjera histori të dëgjuara lidhur me këtë tematikë.