Ads 468x60px

a

Friday, March 15, 2013

Olta-Shpendit: “Eldora, do të bëjë të tjerët xhelozë?”; Për Ilirin: “I sigurt për qëndrimin në BB”

Ndërkohë që disa nga banorët janë shtrirë nëpër krevate, duke ndenjur në qetësi, Anaidi vazhdon të merret me stërvitjen e breshkës së tij, për provën javore.

Olta dhe Shpendi vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa Olta është kurioze të mësojë diçka që i ka bërë përshtypje në lidhje me Shpendin dhe nuk po i jep dot shpjegim. Ajo e pyet Shpendin lidhur me Eldorën dhe sjelljen e saj tepër miqësore ndaj tij. “Mos do të bëjë të tjerët xhelozë?”, e pyet Olta. Ndërsa Shpendi nuk është dakord me dyshimin e Oltës, por e sqaron se mbase Eldora është duke u munduar që ta bëjë për vete, duke u treguar aq e ëmbël me të. “E çuditshme sjellja e saj”, thotë Olta, ndërsa Shpendi i shpjegon se nuk është aspak e çuditshme, pasi ai në një farë mënyre i di qëllimet e saj. “Është duke bërë lojën”, shprehet Shpendi. Ai mendon se kjo sjellje është pjesë e strategjisë së Eldorës. “Kur të vijë e shtuna, do të ndryshojnë raportet”, thotë Shpendi.

Më pas ata flasin për Ilirin, pasi Olta është e paqartë lidhur me një situatë, ku protagonist ka qenë Iliri. Shpendi thotë se Iliri e di shumë mirë se çfarë është duke bërë dhe se është shumë i qartë dhe i sigurt për qëllimin e hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother, si edhe për faktin që kërkon të qëndrojë gjatë në shtëpi. “Patjetër. Ai është super”, shprehet Olta.
E kështu, të dy vazhdojnë diskutimin, ndërsa në dhomë shkon Arsimi, i cili ishte duke fjetur në dhomën tjetër dhe të gjithë qeshin dhe krijojnë situata humori lidhur me të.