Ads 468x60px

a

Thursday, March 14, 2013

Shpendi i kërkon Eldorës të flenë bashkë

Ndërsa Eldora dhe Shpendi janë duke biseduar, afër tyre shkon edhe Etleva e të tre bisedojnë rreth ngjarjeve në shtëpi si edhe për largimin e Altinës nga shtëpia. Ata kujtojnë momentet e para të njohjes me të dhe aludojnë rreth arsyes përse nuk arriti të përshtatej ajo brenda shtëpisë.

Më pas diskutojnë për Etlevën dhe mënyrën se si po përshtatet ajo më banorët e tjerë. Eldora kujton javën e parë të qëndrimit në shtëpi dhe thotë se e ka këshilluar Etlevën për të qenë më e lirshme dhe më e hapur me pjesën tjetër të banorëve. Ata thonë se Etleva tani ka arritur të përshtatet dhe të kalojë çaste argëtuese bashkë me banorët brenda në shtëpi. Të tre kujtojnë momentet e para të njohjes dhe sjelljen e ftohtë dhe të sforcarur të banorëve gjatë ditëve të para. Edhe Etleva tregon se iu desh pak kohë sa të ambientohej, pasi nuk ishte mësuar as që të jetonte me aq shumë njerëz e larmi kulturash. Kështu, biseda e tyre vazhdon për disa minuta.

Pak më vonë ata vendosin të shkojnë të flenë, ndërkohë që Shpendi i kërkon Eldorës të flenë bashkë, por kjo e fundit nuk pranon. “Është hera e fundit që ta kërkoj këtë gjë”, ia kthen Shpendi. Etleva fillon ta ngacmojë Eldorën, duke i thënë se Shpendi i ka dalë borxhit, pasi i ka kërkuar çdo natë që të flenë bashkë, por tanimë vendimi i takon asaj. Eldora mundohet të ndërrojë bisedë, duke bërë shaka me fjalët e tyre.