Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Esterina dhe Eraldi sqarojnë keqkuptimet; Bëjnë plane për lojën me të tjerët

Esterina dhe Eraldi, pas diskutimit që kanë pasur edhe në prani të banorëve të tjerë lidhur me shqetësimin e Esterinës për afrimitetin e tij dhe Esidës, vendosin që të veçohen sërish nga të tjerët, për t’u sqaruar më mirë rreth kësaj situate. Esterina i bën të qartë se Esida është duke e përdorur dhe duke e bërë pjesë të lojës së saj Eraldin, por ai e qetëson duke i thënë se e di shumë mirë se si po e luan lojën dhe se nuk mund ta përdorë askush për hir të lojës. Banorët diskutojnë për minuta të tëra dhe arrijnë të sqarohen më në fund dhe të bindin njëri-tjetrin se të dy duhet të flasin për gjithçka, në mënyrë që të kenë sukses në lojë. Eraldi e këshillon Esterinën dhe i jep këshilla për mënyrën se si duhet të sillet në situata të ndryshme më banorët e tjerë. Në diskutim e sipër Esterinës i mbushen sytë me lot teksa dëgjon këshillat e Eraldit dhe i bën të qartë atij se një njeri që rritet pa prindër, është më i fortë se dikush që i ka gjetur të gjitha gati në jetë. Ajo i tregon për sakrificat që i janë dashur të bëjë në jetë për shkak të mungesës së prindërve si edhe për efektin që ka dhënë tek ajo mungesa e tyre. Në fund, para se të largohen për të fjetur gjumë, Esterina i bën të qartë se është shumë e aftë për mënyrën se si do ta bëjë këtë lojë, por ai nuk ka arritur ta kuptojë ende.