Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Enkelejdi: “Jam i martuar dhe bashkëshortja jeton në Amerikë”

Ndërkohë që banorët qëndrojnë në oborr dhe shijojnë rrezet e diellit, fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Enkeledi tregon se është i martuar dhe se ka jetuar me të në Itali, por tashmë ajo është në Amerikë pasi është në punë aty. Enkelejdi tregon se ajo vjen shpesh për ta takuar dhe e vlerëson shuam për këtë gjë. “Ajo ka punuar gjithë jetën dhe është ekonomiste shumë e mirë”, tregon Enkelejdi për të, ndërkohë që banorët i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet. Esterina fillon të bisedojë me Fatjonin, ndërsa i tregon për diskutimin që ka bërë me Eraldin gjatë natës së mbrëmshme për sa i përket afrimitetit të tij me Esidën. Danjela, e cila është e pranishme aty, i kërkon që të ketë kujdes pasi mund të penalizohet ajo për shkak të Eraldit. Matilda dhe Esida kanë shkuar në kuzhinë dhe fillojnë të merren me gatimin, pasi i kanë pyetur banorët se çfarë u pëlqen të hanë. Ndërkohë, Nevila dhe Valeri shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të bisedojnë për sa i përket banorëve dhe mendimit që kanë krijuar për ta. Ata flasin për negativitetin që mbartin disa prej banorëve, për të cilët Valeri shprehet duke thënë se i vjen keq. Ndërsa Nevila thotë se mundohet thjesht t’i injorojë dhe se nuk i vjen aspak keq. Më pas biseda e tyre devijon, duke treguar histori të ndryshme nga jeta.