Monday, February 24, 2014
Fatjoni:-“Nuk më pëlqejnë modelet”;- Esterina “Nuk e kam në plan të pozoj nudo”
Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi, në grupe të ndryshme, ndërkohë që gatuhet dreka. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre. Fatjoni, Rigelsi, Daniela dhe Matilda diskutojnë për veshjen e vajzave në Shqipëri dhe për modën. Rigelsi thotë se nuk i pëlqen mënyra se si vishen vajzat këtu, ndërsa Daniela mundohet që t’i mbrojë. Më pas Rigelsi largohet dhe aty ngelet Fatjoni me vajzat. Ata komentojnë vajzat e shtëpisë dhe në bisedë e sipër Fatjoni thotë e nuk i pëlqen modelet. “Nuk më pëlqejnë vajzat që janë modele sepse janë shumë të dobëta”.Ndërsa për Juljanën ai thotë se ka trup të bukur, por edhe ajo është shumë e dobët. Ndërkohë që ata flasin, aty vjen Esterina dhe Fatjoni i thotë “po thoja që modelet nuk më pëlqejnë”. Esterina ulet pranë tyre dhe fillon që t’u tregojë eksperiencën e saj si modele. Ajo thotë se ka filluar që të bëjë modelen që 15 vjeçe dhe se deri tani nuk ka pozuar asnjëherë nudo, por edhe tani nuk e mendon një gjë të tillë. Rigelsi dhe Daniela provokojnë Esterinën se sa do të donte të paguhej për të pozuar nudo, por ajo mundohet që t’u shmanget duke mos iu përgjigjet drejtpërdrejt. “Sa është çmimi që do ti?” i thotë Rigelsi dhe ajo i përgjigjet “nuk e di, duhet të studioj tregun”. Rigelsi i ndihmuar nga Daqniela këmbëngul, por Esterina i përgjigjet “Nuk e kam në plan fare për të pozuar nudo”.
Kategoritë
News from Big Brother