Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Marselini dhe Elena, dyshime: “Anaidi dhe Joana, çift edhe jashtë”

Ndërkohë që Marselini është duke bërë shaka me Elenën dhe Joanën, kjo e fundit, lë batutën e tij në mes, ngrihet nga krevati dhe largohet nga dhoma. Të dy banorët çuditen nga largimi i menjëhershëm i saj dhe pa i sqaruar dhe dyshojnë, duke ia shprehur njëri-tjetrit këto dyshime. Elena i tregon se ka pasur një zënkë midis Anaidit dhe Joanës, ndërsa Marselini shprehet: “E vdekme fare që këta janë të lidhur me njëri tjetrin që jashtë”. Edhe Elena është e këtij mendimi dhe thotë se një lidhje të dyfishtë mund ta bënte Anaidi por jo Joana, pasi nuk duket nga ato lloj femrash që mund ta bëjnë këtë gjë.
Marselini ka dyshuar gjatë gjithë kësaj kohe për një çift brenda shtëpisë, por tani thotë se është i sigurt që ky çift janë ata të dy. Më pas të dy aludojnë rreth sekreteve që mund të mbartin banorët dhe Marselini e këshillon Elenën që të mos japë as më të voglin sqarim për sekretin e saj, pasi edhe detaji më i vogël do t’i ndihmonte shumë banorët.