Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Arsimi-Elonës: “Ti po më pëlqen”; Etleva: “Kam ndjesinë se do të eliminohem këtë javë”

Ndërkohë që Elona ishte duke folur për veten me Eldorën, Arsimi ka qenë në dhomë duke e dëgjuar dhe bashkë me të edhe Xhimi. Arsimi i thotë se ka filluar ta pëlqejë shumë Elonën, duke e njohur më mirë gjatë këtyre ditëve. Ai thotë se s’ka pasur mundësi ta njohë më parë, ndërsa Elona sqaron se ka zgjedhur vete që të reagojë në këtë mënyrë dhe t’i marrë gjërat me qetësi, për të mos u zhgënjyer nga banorët e tjerë. “Preferoj t’i marr gjërat me ngadalë”, shprehet ajo. Ndërkohë që Arsimi dhe Elona largohen, Xhimi dhe Etleva flasin me njëri-tjetrin për nominimet, dhe për banorin që mund të dalë këtë javë, duke aluduar se kush mund të jetë në nominim. Etleva ka parandjenjën se mund të eliminohet gjatë kësaj të shtune nëse do të jetë në nominim, ndërsa Xhimi e këshillon të mos nxitohet e të flasë për gjëra që as nuk ka informacion. Anaidi vazhdon të rrijë i shtrirë në një krevat në dhomën poshtë, duke e mbajtur deri në fund fjalën që i dha Joanës, se nuk do të flinte më me të. Jonilda shkon tek ai dhe pasi bën shaka dhe luan me të për disa minuta, e fton atë që të shkojë të flejë në dhomën e katit të dytë, por Anaidi ka vendosur që të flejë vetëm në dhomën e katit të parë. Joana është duke ndenjur me Marselinin dhe më pas edhe me Jonildën, ku më vonë tek ta shkon edhe Elena e të katërt bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin.