Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Anaidi: “Sekreti i radhës: Është lesbike dhe nuk shkon mirë me të atin”

Në dhomën e gjumit shkojnë edhe banorët e tjerë, duke u bashkuar me Anaidin, Elenën dhe Eldorën e të gjithë flasin për “Portokallinë” dhe personazhet që mund t’i imitojnë ata. Të gjithë banorët krijojnë situata, duke marrë karakteristikat e të gjithëve dhe qeshin teksa përfytyrojnë numrin humoristik për secilin. “Mua s’ka se kush më imiton”, thotë Marselini. “Ty të kap Melamin Berati”, i thotë Anaidi, i cili shkakton të qeshura pafund tek banorët e tjerë. Teksa vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e gjumit, flasin për filmat shqiptarë, duke veçuar disa prej tyre dhe skena nga disa filma. Më pas ata fillojnë të diskutojnë për sekretet dhe aludojnë se në shtëpi mund të ketë femra lesbike. Anaidi mendon se ky është njëri nga sekretet e njërës prej vajzave, e cila për këtë shkak mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të atin. Eldora e mbështet mendimin e tij, duke thënë se që ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e Big Brother, ka kuptuar se njëra nga banoret është lesbike. Iliri dhe Etleva dalin në kopsht e ndërsa bëjnë shaka dhe shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, flasin për Joanën, duke bërë ironi me sjelljen e saj dhe debatin me Ilirin, duke qeshur me fjalët e saj.