Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Anaidi për Joanën: “Më kërkon llogari sikur ta kisha grua”

Ndërkohë që banorët e tjerë janë duke bërë shaka midis tyre, Anaidi rri vetëm pranë pishinës duke menduar. Pas pak minutash aty shkon Olseni, i cili e pyet se përse është mërzitur dhe Anaidi i tregon për zënkën me Joanën. “Pse e mbështetet ti kokën tek Elena?! Sikur ta kisha grua!”, shprehet Anaidi. Ai thotë se kurrë nuk i ka diktuar Joanës se me këtë duhet dhe më kë s’duhet të rrijë dhe se i vjen çudi që ajo xhelozon për të. “Unë kam ardhur këtu të rri me të gjithë”, shprehet ai. Anaidi thotë se është duke ndenjur afër Joanës vetëm për faktin se janë kuptuar të dy bashkë. “Në momentin që më keqkupton, ç’taksirat kam unë?!”, shprehet ai për Joanën. Anaidi thotë se ndihet më mirë tani, edhe pse nuk fle me të, por as nuk dëgjon ankesa prej saj. Olseni e dëgjon teksa flet e pas pak minutash vendosin të hyjnë brenda e të bashkohen me banorët e tjerë, të cilët janë duke bërë shaka me njëri-tjetrin.

Eldora, Elena dhe Anaidi diskutojnë në dhomën e gjumit lidhur me zhurmat që dëgjojnë nga banorët teksa janë në gjumë, duke u ankuar. Anaidi thotë se nuk do t’ia falë më banorit që do t’ia zgjojë, por do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë, duke e ngacmuar për gjatë gjithë javës.