
Iliri fillon të flasë për veten dhe karakterin e tij dhe sqaron se ai mund të duket indiferent ndaj shumë situatave, por mban gjithçka brenda dhe në një moment “shpërthen”. “Unë jam shumë indiferent ndaj ca situatave që krijohen brenda shtëpisë dhe mendoj planet e mia. Mund të jem si trofta që ecën kundër ujit”, shprehet Iliri për veten. Ai tregon se karakteri i tij ka ndryshuar tani dhe se ai është mësuar që situatat apo veprimet që nuk i pëlqejnë, t’i tregojë dhe jo t’i mbajë përbrenda, pasi mendon se është në të keq të vetes fakti që mund të mos i shprehësh gjërat që nuk të pëlqejnë apo që të shqetësojnë. Më pas Iliri tregon për jetesën e tij në Itali dhe njerëzit e tij më të afërt. Të dy tregojnë ngjarje nga jeta për disa minuta, ku asnjëri nga banorët e tjerë nuk del për t’i ndërprerë. Pas pak, duket se bisedat e tyre kanë mbaruar e fillojnë të bëjnë shaka e të qeshin, ndërkohë që del Marselini e më pas vajzat afër pishinës dhe të dy djemtë vendosin të hyjnë brenda.