Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Joana xheloze për Anaidin

Anaidi, Joana, Jonilda dhe Olseni ndodhen në kopësht duke biseduar rreth Etlevës, nëse e pëlqen ajo Anaidin apo jo. Anaidi luan pjesën sikur është i bindur që ai i pëlqen Etleves dhe në prani të Joanës dhe banorëve të tjerë prezent thotë se ajo e ndjek kudo që ai shkon. Joana është e mendimit se çdo gjë është thjeshtë rastësi. Por Anaidi nuk është i bindur për këtë. Ai thotë që nuk ka mundësi që ajo disa herë në ditë ndodhet atje ku është edhe ai. Por Jona vazhdon të ngulë këmbë që është rastësore. Atëherë Anaidi i propozoi që ajo ta shikojë kur ai te hyjë në dush nesër, si do ti shkojë edhe Etleva nga pas.

Ai i tregon banorëve një episod kur ndodhej me Elenën dhe i kishte vënë kokën te barku. Joana edhe këtu hidhet dhe e pyet se përse e vuri kokën tek Elena?
Anaidi duket që e ka situatën në kontroll dhe ja kthen se ajo nuk ka punë se çben ai dhe ku e vë kokën. Joana e nxehur i thotë Anaidit të shkojë të flerë me Elenën sot. Pa një pa dy, një përgjigje krejt e ftohtë vjen nga Anaidi, që i thotë se ata të dy nuk do flenë më bashkë dhe largohet nga oborri duke e lënë Joanën me Jonildën dhe Olsenin.

Joana shkon në dhomën e gjumit dhe i rrëfehet Oltës mbi seriozitetin e çështjes, që Anaidi nuk do flerë më me të. Por Olta e merr me shaka duke i thënë që do flenë më vonë bashkë, por Joana është shumë skeptike, duke thene se ai ishte shumë seriz kur e tha. Joana ndihet xheloze, dhe u thotë vajzave që Anaidi me Elenën kanë gjithë ditën sot që qëndrojnë bashkë, ndërsa tani e ka lënë të gjithin për të. Ajo thotë që nuk është e drejtë që ai natën të flerë me të ndërsa gjithë ditën qëndron me Elenën. Nëse i pëlqen Elena mund të shkojë të qëndrojë me të dhe nuk ka shance të flerë me mua – thotë Joana.