
Anaidi ndodhet me Olsenin në kopësht. Ai hedh dyshimin se sekreti i kolazhit të filmave i përket një vajze. Me sa duket edhe Olseni mund të ketë ndonjë dyshim sepse kërkon të shkojë në dhomën e rrëfimit. Ndërsa Anaidi i thotë që të mos nxitohet dhe të mos e luajë lojën bllof, por është më mirë të presi gjithmonë një indikacion të dytë për sekretin.
Olseni është dakort sepse edhe ai mendon që nga minuta kur ka një dyshim, pastaj çdo gjë tjetër e plotëson dyshimin. Anaidi e këshillon se si duhet të sillet në lidhje me sekretet. Duhet të jetë i bindur për indikacionin dhe kur të hyjë në dhomën e rëfimit, duhet të thotë pikërisht sekretin dhe personin.
Anaidi analizon filmin i cili sipas tij tregon për marrëdhëniet e këqija me babain. Ai vazhdon të këshillojë Olsenin që duhet ti ketë idetë e qarta përpara se të tregojë emrin dhe sekretin.
Të dy djemtë mendojnë se indikacionet janë të komplikuara. Ata po mendojnë se si mund ti pyesin banorët e tjerë pa u pikasur nga ata.