
Ndërsa Anaidi është i sigurt për veten dhe thotë se ai asnjëherë nuk mund ta tejkalojë me asnjërën nga femrat brenda shtëpisë. “Nuk ka për të ardhur kurrë një puthje në buzë”, shprehet Anaidi. Më pas ata diskutojnë për rëndësinë që ka puthja, duke bërë ndryshimin me rëndësinë që mund të ketë një kontakt fizik. Anaidi dhe Elena mendojnë se puthja është shumë më e rëndësishme, pasi puthja ka ndjenjën brenda. “Një kontakt fizik mund të jetë vetëm aq”, vazhdon mendimin Elena. Ndryshe nga ta, Marselini mendon se kontakti fizik është shumë më i rëndësishëm dhe se duhet menduar mirë më parë. Anaidi thotë se nuk mendon asnjë lloj intimiteti brenda shtëpisë. “Në ndajmë krevatin dhe kaq”, shprehet Anaidi, duke i thënë Marselinit se i gjykon këto veprime, pasi është i martuar. “Nuk jam i martuar, por do ta bëj sapo të dal”, shprehet Marselini, i cili fillon të flasë për të dhe për dëshirën që ka për t’u martuar. “Gruaja ime do të ndihej shumë keq po të më shihte duke fjetur me dikë”, thotë Marselini, i cili gjen mbështetjen e Anaidit. Ai thotë se edhe ai vetë do të ndihej keq në kushte të tilla. Marselini tregon për mbështetjen që ka gjetur tek bashkëshortja e tij para se të hynte në Big Brother si edhe për përgjegjësinë që ndien ndaj të birit.