Olta dhe Elona i përshëndesin breshkat duke i përkëdhelur dhe shkojnë në dhomën e gjumit, ku fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Ato flasin për famën dhe për rëndësinë që ka ajo tek disa persona. Ndër ta përmendin Etlevën, e cila sipas Oltës, është arsyeja kryesore e hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Olta mendon se fama nuk është gjëja më e rëndësishme që fiton nga Big Brother, pasi ka aspekte të tjera të cilat duhen vlerësuar më tepër dhe mendimi i saj mbështet edhe nga Elona. Kështu fillon diskutimi i tyre, ku kujtojnë situata dhe reagime të banorëve, për sa i përket kësaj teme diskutimi.
Më pas ato diskutojnë për ngjarjet në shtëpi si edhe për faktin se ndihen me fat që mundën të jenë pjesë e Big Brother në Big Brother. Olta e quan fitore faktin që është bërë pjesëmarrëse e këtij formati dhe sipas saj, nuk është më e rëndësishmja vetëm fitorja, por edhe pjesëmarrja. Mendimin e saj e mbështet edhe Elona, e cila e vlerëson shumë faktin që mundi të futet në Big Brother.