Ads 468x60px

a

Saturday, March 2, 2013

Biseda për spektaklin dhe mënyrën se si do të vishen

Vazhdojnë bisedat e shakatë mes banorëve në dhomën e gjumit. Ata tani kanë filluar të flasin rreth spektaklit të së nesërmes dhe veshjet që do të kenë. Jonilda e ka vendosur fustanin që do të veshë,. Ajo shkon në dollap dhe e nxjerr për t’ia treguar pjesës tjetër të banorëve, të cilët japin pëlqimin e tyre. Por Joana nuk di se çfarë këpucësh të veshë, pasi thotë se nuk ka këpucë me taka shumë të larta. Në dyshim për veshjen është Anaidi, i cili kërkon diçka të veçantë. Më vonë çohet Jonilda dhe fillon të japë ide për veshjet që mund të veshë dhe këpucët me të cilat mund t’ kombinojë, duke nxjerrë disa veshje nga dollapi i saj..
Pasi flasin për rrobat dhe vendosin se çfarë mund të veshin, pendohen që këtë gjë e kanë ndarë që sot me publikun, pasi do t’i pëlqente që kjo gjë të ishte surprizë për ta. Fakti që teleshikuesit mund të jenë në gjumë, i ngushëllon sadopak. Banorët flasin për spektaklin dhe stresin që mund t’i krijohet nga situata të ndryshme që mund t’i krijojë Vëllai i Madh. Biseda si gjithmonë degradon në shaka e të gjithë fillojnë të qeshin duke imagjinuar situata që mund të ndodhin gjatë spektaklit.