Ads 468x60px

a

Saturday, March 2, 2013

Vajzat, thashetheme për Elenën dhe Eldorën

Vajzat në dhomën e gjumit vazhdojnë të qëndrojnë zgjuar e ndërkohë, flasin për Elenën dhe Eldeorën, duke komentuar sjelljet e tyre. Olta dhe Jonilda ngrihen në këmbë dhe imitojnë mënyrën se si ecën dhe flet Eldora, duke qeshur me njëra-tjetrën. “Ato kanë ardhur për të fjetur gjumë”, thotë Olta. Ndërsa Joana mendon se ato rrinë në dhomë më vetë, në mënyrë që të kenë mundësi për të folur pa problem për banorët e tjerë dhe për të thurur plane për ta, në interes të të dyjave. Ndërsa për Elonën mendojnë ndryshe. “Elona është njish”, thonë vajzat për të.
Më pas vajzat flasin, duke dhënë opinionin e tyre për djemtë, duke veçuar Ilirin. Vajzat janë të një mendimi kur thonë se Iliri sjell humorin në shtëpi dhe se pa të atmosfera në shtëpi do ët ishte shumë e vakët. Ndërsa djemtë në dhomën e gjumit tregojnë barsoleta. Ai që dominon është Arsimi, i cili mundohet t’i argëtojë banorët me barsoletat e shumta që di. Të qeshurat mes djemve vazhdojnë për minuta me radhë.